E rëndë: Dikush tenton t’i vras dy të rinj në Graçanicë, përfundojnë në gjendje të rënduar në QKUK

Natën e Vitit të Ri, në rrethana akoma të paqarta, dikush ka tentuar t’i vrasë dy persona, në Graçanicë. Viktimat janë të moshave të reja akoma s’dihet motivi i të dyshuarve që i kishin cak. Për rastin tashmë ka nisur hetimet Policia dhe Prokuroria.
Siç merr vesh Sinjali, dy të rinjtë që janë viktima të rastit, janë një 20-vjeçar dhe një 23-vjeçar.
Bazuar në informacionet e para, gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në Klinikën Emergjente, ndërkaq në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ndodhi incidenti, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas të njëjtave burime, ende nuk dihen detajet e ngjarjes, përveç një veture të identifikuar, që është parë në lokacionin ku ndodhi ku rast.
Policia Rajonale në Prishtinë në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore, në drejtim të veprës penale ‘Tentim vrasje’.