
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA
Një djalë 20 vjeçar dyshohet ta ketë vrarë veten dje në Skenderaj, njofton Mitropol.
Bazuar në raportin e Policisë së Kosovës ai është gjetur pa shenja jete rreth orës 23:00 në fshatin Qirez të Skënderajt.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti, i cili tha se viktima me inicialet M.R është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 23:00.
Dyshohet se viktima është vetvarur në shtëpinë e tij.
Vdekja është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Skenderajt.
Trupi i 20 vjeçarit është dërguar për obduksion.








