E rëndë: Gjendet i vdekur 18-vjeçari, Yll Hiseni

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.
Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.
Kjo u konfirmua nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.
“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”, deklaroi ai.








