
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Zhabar të Mitrovicës, ku një bombolë e gazit i ka shpërthyer në shtëpi një qytetari.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka mbetur i lënduar një person, me ç’rast i njejti ka përfunduar në Intenzivë në QKUK.
Jepi zë ka mësuar nga burime brenda Policisë dhe QKUK-së se Fatmir Hajzeri i moshës 50 vjeçare kishte pësuar djegie në shkallë 40%.
E plagëve të shkaktuara, Fatmiri nuk ka mundur t’u bëjë ballë. Ai ka vdekur mbrëmjen e sotme.








