02LAJME

E rëndë: Mërgimtarja 10-vjeçare që u lëndua nga shpërthimi i bombolës në Kçiq pritet të transferohet në Suedi për trajtim

Në Mjekimin Intensiv Qendror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar katër nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës së Jugut.

Për ka folur mjekja kujdestare, Agreta Gashi, e cila ka thënë se dy prej këtyre të lënduarve vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sipas saj, në mesin e pacientëve është edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, e cila do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.

Gashi për Klanin shtoi se ky transferim është duke u bërë pasi Kosova dhe rajoni nuk ofrojnë trajtim të tillë. Të lënduar nga shpërthimi i bombolës janë 15 persona.