Medi
02LAJME

E rëndë: Vdes një person pas një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë, lëndohen edhe disa të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Roadside

Për pasojë, ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.

TEB

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Nura, kryetar i komunës së Skenderajt.

”Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë.
Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërkaq të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë!”, ka thënë Nura.

Market Florenti