Premium Store
KOSOVËLAJME

E RËNDË: Video ekskluzive e veturës që u nda në dy pjesë pasi u godit nga kamioni

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në Deçan, konkretisht në rrugën “Elez Geci” nga ku ka mbetur i lënduar një person.

Në videon që ka siguruar ekskluzivisht “Mitropol”, shihet se vetuar e aksidentuar është e ndarë në dysh nga përplasja që ka pasur me një kamion.

Tripika

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për Mitropol.

“Me datë 21.11.2021, rreth orës16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara nje veture dhe nje kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin Rajonal në Pejë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON

Koha