KOSOVËLAJME

E tmerrshme: Burri në Fushë Kosovë tenton ta vras burrin që refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ku një burrë po dyshohet se ka goditur me thikë në kokë një person tjetër.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur për shkak se viktima kishte refuzuar të konsumojë drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj , i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore”.