Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë edhe një qytetar i Republikës së Kosovës si pasojë e infektimit me virusin covid-19, shkruan Mitropol.
Viktima është një 19 vjeçar nga qyteti i Kaçanikut i cili nuk mundi tu bënte ballë dëmtimeve që i solli virusi corona.

Numri i vdekjeve po rritet dita ditës, teksa vetëm sot në Kosovë kanë vdekur plotë 11 qytetarë. Në raportin e publikuar nga IKSHPK thuhet se personat e vdekur janë: 2 nga Prishtina, 2 nga Gjilani, 2 nga Gjakova, 2 nga Prizreni, teksa me nga 1 rast të vdekjes janë Kaçaniku, Prizreni, Kamenica, Podujeve dhe Istogu.

Raportohet se deri më sot në Kosovë kanë vdekur nga covid-19 plotë 2,326 qytetarë. /Mitropol/








