E turpshme: Në iftarin që e shtroi dje, Coca Cola u ofroi agjeruesve ta ‘çelin’ iftarin me ujë “Rosa” nga Serbia

Firma e njohur botërisht “Coca Cola” ka shtruar dje iftar në sheshin e Mitrovicës për besimtarët nga ky qytet.
Gjersa agjeruesit u shërbyen me ushqim dhe pije të Coca-Cola’s, atyre iu servua edhe ujë për ‘çeljen’ e iftarit, shkruan “Mitropol”.
Por, ajo që ra në sy është se uji që iu servua besimtarëve është ujë i firmës “Rosa”, prodhim serb, ani pse në Kosovë ka me dhjetëra firma të tjera që shesin ujë që prodhohet në Kosovë e Shqipëri.
Ky akt i Coca-Cola’s revoltoi mitrovicasit të cilët shprehën mllefin e tyre edhe nëpër rrjete sociale, pasi tashmë veç dihet se në Kosovë ekziston një fushatë e gjerë për bojkotimin e produkteve serbe dhe se pikërisht dje ishte një nga datat kur Serbia kreu masakra në luftën në Kosovë./Mitropol/







