E ulët: Kamioneta e rroku dhe për pak sa nuk e rrëzoi plakun invalid dhe iku nga vendi i ngjarjes

[]}","premium_sources":[],"is_remix":false}
Një ngjarje e ulët ndodhi pak më parë në rrugën “Nexhip Dragaj” në qendër të qytetit të Mitrovicës, njofton Mitropol.
Një tregtar i cili po voziste një kamionetë të verdhë gati sa s’e rrëzoi një plak që ndodhej në trotuar me karrocë invalidore.
Dëshmitarët thonë për Mitropol se plaku i cili për pak sa s’u rrëzua bërtiste me zë të lrtë “ndaluuu, ndaluuu!”, mirëpo ngasësi as që ia vuri veshin.
Menjëherë për t’i dalë në ndihmë plakut u afruan tregtarët përreth, mirëpo kamioneta e verdhë ‘ia shkeli me të katërtat’.
Në vendin e ngjarjes doli edhe Policia e Kosovës për t’i hetuar rrethanat e ngjarjes./Mitropol/








