
Një rast i dhunës në familje është shënuar dje në qytetin e Vushtrrisë rreth orës 11:30 të mëngjesit, njofton Mitropol.
Një djalë raprotohet se ka rrahur babain e tij.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga rasti.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.
Raporti i plotë:
Vushtrri 24.03.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.







