KOSOVËLAJME

Edhe Grenell merret me rregulloren e BQK-së, thotë se në këtë kohë “të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”

Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Roadside
Market Florenti

Grenell tha se Vuçiqi nuk duhet ta përdorë çështjen e rregullores së BQK-së, për të përshkallëzuar tensionet.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Tutje, ai tha se Vuçiq duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata, derisa gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar kërkon reagim për siç thotë lëvizjet e njëanshme të Kurtit për dinarin serb.

”Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për të përshkallëzuar tensionet. Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë SHBA-së dhe BE-së”.

”Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe mospërfilljen e kërkesave të SHBA-së dhe BE-së”.

”Në kohë si kjo, të gjithëve na mungon Hashim Thaçi”, shkruan Grenell.