Edhe Kosova ka të instaluar sistemin e alarmeve të njejta me ato që po bien në Ukrainë.
Në Prishtinë është i instaluar sistemi i alarmit të sigurisë. Altoparlantet e këtij sistemi janë të vendosura në 16 pika të kryeqytetit dhe lëshojnë tingujt e emergjencave.
Nga Komuna e Prishtinës kanë sqaruar për Tëvë1 se ekzistojnë katër lloje alarmesh: rrezik nga ajri, rrezik nga mjetet kimike e biollogjike, rrezik nga fatkeqësitë natyrore dhe rrezik nga zjarri.