Aurora Group
KOSOVËLAJME

“Edhe macet kemi me i shti në punë” / Valon Syla: Me bo e me punu Trepça, krejt kemi me hy në punë

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se arsimimi ka luajtur një rol të madhe në ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Syla ka thënë se Kosova është vend i vogël dhe duhet t’u tregohet nxënësve që në fëmijëri se duhet të punohet shumë për të rritur ekonomikisht shtetin.

Tripika

“E ki shembullin në Japoni. Ata u tregojnë se nuk kemi asgjë. Jemi popull i vogël. Nëse nuk punojmë duhet të ikim. Kështu ata e dinë”, thotë ai.

“Por këtu jetojmë në gënjeshtra. U kanë thënë se Me bo e me punu Trepça, krejt kemi me hy në punë. Edhe macet kemi me i shti në punë. Vetëm sa të shkojnë Thaçi e Veseli se këta nuk ju kanë lënë”, shtoi ai

Premium Store