Premium Store
KOSOVËLAJME

Edhe një grabitje e armatosur në Prishtinë, terrorizohen punëtorët e marketit

Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë  rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës.

Tre persona me armë të gjata, të maskuar kanë grabitur kasafortën e marketit dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Premium Store

Punëtorët dhe konsumatorët janë terrorizuar nga ky rast. Detajet janë konfirmuar nga Policia e cila ka dalë edhe në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Premium Store