Edi Rama e pranon ftesën e kryeministrit Kurti: Do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut Albin Kurti për të vizituar Kosovën, si kryetar i qeverisë shqiptare në mandatin e tretë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka shkruar se do ta vizitojë me kënaqësi Kosovën.
Këtë vizitë ai e paralajmëroi pas kthimit nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).








