
Kryemistri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ua ka propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.
Ai ka konfirmuar se dje ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane, raporton Express.








