KOSOVËLAJME

Edmond Azemi: Dëshiroj finalen mes Sigal Prishtinës dhe Yllit – megjithatë Trepça është favorit

Gjysmëfinalja e parë mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit zhvillohet të shtunën nga ora 17:15, kurse gjysmëfinalja tjetër mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës zhvillohet të dielën nga ora 19:00.

Ish lojtari i Sigal Prishtinës dhe legjenda e basketbollit kosovar, Edmond Azemi ka komentuar gjysmëfinalet e këtij viti “Play-offin” e “Prince Caffe Supeligës” duke thënë që dëshiron finalen mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sa i përket ndeshjes së nesërme mes Pejës dhe Yllit mendoj se Peja do të ketë shumë vështirësi me Yllin. Ylli besoj që ka treguar lojë më të mirë se Peja në edicionin e fundit. Kanë kompletuar ekipin me trajnerin e ri dhe transferimet e reja. Për mua favorit është Ylli. Besoj se tutje kalon Ylli“, tha Azemi.

Për lojën e së dielës që zhvillohet në Mitrovicë, Trepça ka përparësi fushën. Favorit për mua është Trepça, normalisht se dëshiroj që Sigal Prishtina të kaloj tutje. Çdo ndeshje ka qenë e ngushtë si në ndeshjet kampionale ashtu edhe të Ligës Unike. Prishtina mund ta befasoj Trepçën, por mendoj se Trepça ka ekip më të mirë. Dua një finale mes Prishtinës dhe Yllit“, shtoi Azemi.

Tutje Azemi e cilëson triumfin e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike si një motiv shtesë të lojtarëve për ndeshjen ndaj Trepçës.

Normalisht, shtohet motivi. Jo veç te lojtarët, por edhe te tifozët. Tifozët e kërkojnë suksesin. Prishtina fitoi Ligën Ballkanike, vet kam qenë lojtar dhe kur fiton diçka normal se është shumë më lehtë pasi krijon edhe frikë për ekipe tjera“, përfundoi Azemi për GazetaBlic Sport.