Active 2
02LAJME

Ekipet e zhytësve dhe Policia vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit mitrovicas që ra në Ujman – thellësia mbi 20 metra

 

Një person i cili është hedhur sot nga lartësia në liqenin e Ujmanit dyshohet se humbi jetën në ujë, rast ky për të cilin “Mitropol” ka raportuar ekskluzivisht sot.

Tripika

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të njëjtit bënë kërkime në ujë për gjetjen e trupit të pajetë.

Për të përshpejtuar procesin e gjetjes së trupit, tek Liqeni i Ujmanit kanë dalur edhe zhytësit nga jugu.

Zhytësit e Klubit të Zhytjes “Trepça” konfirmuan për “Mitropol” se u zhytën dy herë, por gjetja e trupit në këto rrethana është shumë e vështirë pasi thellësia në liqe arrinë mbi 20 metra.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Lajmi se një person nuk doli në sipërfaqe të ujit pasi u hodh u konfirmua për “Mitropol” nga Policia e Kosovës në regjionin e Veriut.

Petrit Fejza tha se kanë pranuar informatën se një person u hodh dhe nuk doli më nga uji, gjersa ekipet janë angazhuar për gjetjen e tij.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe të shumta policore.

Active 1