Ekipi menaxhues për Asociacionin s`i përgjigjet Qeverisë, Krasniqi: Shkarkoni, ma m*t nuk bahet

Analisti Milazim Krasniqi është shprehur i befasuar se si Ekipi menaxhues për hartimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk po i përgjgijet ftesave të qeverisë për takim.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria duhet ta shkarkon këtë ekip.
Sipas tij, edhe nëse shkarkohet ky ekip situata nuk përkeqesohet më shumë.
“‘Kurti për draft-statutin e Asociacionit: Ekipi menaxhues nuk i është përgjigjur ministrit Krasniqi’ (lajmi. net, 27 prill 2023) Koment: Mos u ligni kaq fort, bre! Shkarkojeni, more! Qysh thonë që ka thënë Shaban Polluzha në një rast: ‘kurrgja ma m.t nuk bahet.’”, ka shkruar ai.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar se ekipi menaxhues nuk po i përgjigjen ftesës së Qeverisë për takim.
Ai ka njoftuar që këtë ftesë e kishte bërë më 18 prill, pra të martën e javës së kaluar, për një takim më 20 prill, por ata nuk i janë përgjigjur ftesës.







