Medi
02LAJME

EKSKLUZIVE: Aksident i rëndë trafiku tek tuneli në Mitrovicë, ka të lënduar

Para pak çastesh në Mitrovicë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, raporton ekskluzivisht MITROPOL.

Aksidenti ka ndodhur tek tuneli në hyrje të qytetit të Mitrovicës, në rrugën “Ulqini” ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Medi

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga ”Mitropol” shihen veturat e goditura me njëra tjetrën në hyrje të tunelit ku pikapi ka pësuar dëme të mëdha.

Dëshmitarët theksojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Rastin për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.” ka thënë Zahiti për “Mitropol”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Mitropol/

Pellini