Medi
02LAJME

EKSKLUZIVE: Aksion i Policisë së Kosovës në veri të vendit

Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion bastisjeje në tri lokacione në Zubin Potok në veri të vendit, bënë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol”.

Aksioni u zhvillua në Pridvorice, si dhe pranë restorantit “Mulliri i ri”, mëson “Mitropol” jozyrtarisht.

Active

Rastin e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëvendësdrejtori i PK-së për regjionin e Veriut, Veton Elshani.

“Kemi kryer 3 bastisje në Zubin Potok në lidhje me rastin DETYRIM që ka ndodh më herët.”, tha ai për “Mitropol”.

Nuk ka të arrestuar nga bastisjeve gjersa janë konfiskuar prova materiale që konsiderohen të jenë të dobishme për hetimet nga Policia e Kosovës./Mitropol/

Dukato 1