Medi
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Arratiset Enver Sekiraqa

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit mbi rastin e vrasjes së Triumf Rizës e ka rikthyer Enver Sekiraqën në paraburgim.

Departamenti Special e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, pasi sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore Enver Sekiraqa u dënua me 25 vite dënim me burgim dhe në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari e kishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Active 1

Por, siç mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të mirëinformuara brenda institucioneve të sigurisë, Enver Sekiraqa është arratisur sot dhe i njejti aktualisht ndodhet në arrati.

Nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek arrastisja e Sekiraqës, mirëpo i njejti nuk është në vuajtje të dënimit.

“Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN1.S.nr.91/2024, të datës 17.05.2024, e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PKR.nr.170/2020 të datës 03.05.2024, e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurit E.S, i është caktuar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e gjykatës themelore. Të pandehurit E.S, masa e paraburgimit i është caktuar konfrom dispozitës së nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi.1.1 e 1.2, kushti nga pika 1.2.1, lidhur me nënparagrafin 1.3 të KPPRK.”, thuhej në vendimin mbi Sekiraqën.

Gangster, i përfolur si kolaboracionist i regjimit të Millosheviqit, mbledhës i votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e simpatizant i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, haraçexhi… Janë vetëm disa nga “punët” që ia kanë përshkruar e disa prej të cilave edhe i ka pranuar në procese gjyqësore e intervista televizive Enver Sekiraqa.

Ai u shpall fajtor për nxitje të vrasjes të policit Triumf Riza e për haraç ndaj këngëtares Adelina Ismaili/Mitropol/

Koha