Dukato 2
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vushtrri

Screenshot

Një ngjarje tragjike ku një djalë i ri, nxënës i shkollës së mesme u godit nga arma e zjarrit me ç’rast gjeti vdekjen, ndodhi sonte në Vushtrri, njofton “Mitropol”.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht se personi i vrarë është Ardit Zymeri.

Medi

Vrasjen për “Mitropol” e konfirmoi zyrtarisht edhe Policia e Kosovës.

”Sonte, rreth orës 20:35 minuta, policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri.”, tha zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.

“Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.”, shtoi Zahiti.

Por, siç merr vesh ekskluzivisht “Mitropol”, Policia sapo ka kryer arrestimin e të dyshuarit.

Ngjarja siç mëson “Mitropol” dyshohet se ka derivuar nga një ngjarje tjetër e disa ditëve më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë./Mitropol/

Active 1