Aurora Group
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Arrestohet në Serbi serbi që kishte ikur nga burgu i Mitrovicës më 7 gusht

Sot në mëngjes në Novi Pazar të Serbusë është arrestuar serbi Gjorgjd Radomiroviq, 34 vjeçari që ndodhej në listën e të kërkuarëve nga Interpol-it pas arratisjes nga burgu në Mitrovicën e Veriut, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Ai u arrestua sot në mëngjes për sjellje të dhunshme dhe posedim ilegal të armëve.

Market Florenti

Pas arratisjes, Policia e Kosovës ishte vënë menjëherë në ndjekje të të arratisurit, ndërsa njësitet policore ishin shpërndarë në të gjithë zonën veriore për ta lokalizuar dhe arrestuar atë sa më parë, por s’kishin gjetur të dyshuarin.

I arratisuri, siç kishte raportuar Mitropol, ishte një i dënuar për veprën penale të vrasjes, i dënuar me 14 vite burgim.

34 vjeçi është edhe me prejardhje nga Novi Pazari, me gjatësi 1.80 metra. Ai ishte dënuar në vitin 2014 pasi kishte vrarë një person tjetër me kombësi serbe, me inicialet Mirko Vulloviq nga fshati Leshak, si dhe më pas e kishte plagosur rëndë vëllain e tij. Rasti kishte tronditur opinionin publik në atë kohë për brutalitetin e ngjarjes./Mitropol/

Weelnes