Rreth tre javë më parë, një çift i moshuar të nacionalitetit serb janë rrahur brutalisht në shtëpinë e tyre në Graçanicë, ku edhe janë plaçkitur.
Si pasojë e rrahjes, që të dy i moshuari, Dragan Alleksiq dhe e moshuara, Dushka Alleksiq kanë marrë tretman mjekësorë.
“Mitropol” ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për kryerjen e grabitjes dhe rrahjes së të moshuarve është arrestuar dhe është zbuluar nga zyrtarët e Hetimeve Rajonale të Prishtinës.
I arrestuari mësohet se është nënshtetas i Serbisë me nacionalitet serb.
Teksa lidhur me rastin, figurat e shumta publike të nacionalitetit serb kanë propaganduar duke thënë se të moshuarit janë rrahur nga një shqiptarë, dhe se ky është shembull se si serbët në Kosovë keqtrajtohen nga shqiptarët./Mitropol/