EKSKLUZIVE: Biznesmeni mitrovicas i dyshuari kryesor për tentim-grabitjen në Smrekonicë, arsye borxhi

Borxhet gjithëherë kanë qenë arsye për përleshje mes individëve dhe biznesmenëve mes vete, e sidomos kur këto borxhe janë me shuma mijëshe. Një rast i tillë është regjistruar edhe mbrëmë.
Rasti në fjalë është një sulm fizik ndaj një biznesmeni 52-vjeçar i cili është sulmuar pasi i kërkoi paratë e tij nga borxhliu, raporton “Mitropol”.
Burimet e “Mitropol” brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për incidentin e shkaktuar nga një tjetër biznesmen.
Pse dhe ku ndodhi tërë kjo?
Ngjarja e pahijshme siç mëson “Mitropol” filloi pasi viktima kishte kërkuar nga biznesmeni mitrovicas paratë që i detyrohej viktimës, por viktima u përball me refuzim nga i njëjti.
Biznesmeni 52 vjeçar dyshohet se kishte kryer punime në vlerë prej 13 mijë eurosh, por që i dyshuari nuk i kishte paguar. Me gjithë insistimin, viktima nuk arriti të takohej me borxhliun.
“Mitropol” tutje mëson viktima është sulmuar fizikisht, duke pësurae lëndime.
Në deklaratën e dhënë në polici, viktima ka deklaruar se autori tentoi ta rrëmbente atë me forcë, por se arriti t’i shpëtojë rrëmbimit dhe se sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja siç bëjnë të ditur burime të “Mitropol” brenda Prokurorisë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet.
Rasti po hetohet në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.







