02LAJME

Ekskluzive: Digjet vetura e kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, dyshohet për motive politike

Vetura e kryetarit të Kuvendit Komunal të Komunës së Leposaviqit, Gorski Buric u dogj mbrëmë, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të veta.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Rasti ndodhi në orët e pas mesnatës para shtëpisë së Buric, aty ku edhe e kishte parkuar veturën.

Sipas deklaratave të të dëmtuarit, dyshohet se vetura u dogj për motive politike, pasi Buric punon në Komunën e Leposaviqit nën udhëheqjen e kryetarit shqiptar, Lulzim Hetemi.

Me rastin e hulumtimit të djegies së veturës siç mëson “Mitropol” nga burime të sigurta po merren hetuesit më të aftë që ka Policia e Kosovës.

Kujtojmë se dje u raportua se u kërcënua me vdekje dhe me mbishkrime tjera që u vendosën në veturën e tij edhe Slagjan Miajloviq, anëtar i Partisë Demokratike Progresive të Kosovës, e cila udhëhiqet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

27 vjeçari serb gjatë dëshmisë së tij dhënë organeve të hetuesisë, ka bërë me dije se përpos mbishkrimit kërcënues, ka pranuar edhe telefonata nga persona të panjohur të cilët e kanë kërcënuar se do ta vrasin duke ngritur dyshimet se të gjitha këto kërcënime i vijnë nga persona të cilët punojnë për partinë Lista Serbe./Mitropol/