EKSKLUZIVE: FAST KOSOVA arreston një person në qendër të Mitrovicës, dyshohet për një rast vrąsjeje

Pak minuta më parë “Mitropol” publikoi një video ekskluzive ku shiheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjersa arrestonin një person pranë kafiterisë “Missini” në qendër të Mitrovicës.
Arrestimi u krye nga ekipet e njësitit FAST Kosova ose ndryshe “Ekipi për kërkimin aktiv të të Arratisurve”.
”Mitropol” ka arritur të mësoj ekskluzivisht nga burimet e veta se bëhet fjalë për arrestimin e një personi i cili dyshohet se ka kryer një vrasje kohë më parë.
Vrasja siç mëson “Mitropol” dyshohet se është kryer në Gjermani dhe se personi i dyshuar kërkohej nga autoritetet gjermane të sigurisë.