Premium Store
02KOSOVËLAJME

Ekskluzive: Gjenerali Nuredin Lushtaku me vëllezërit e tij të dyshuarit për plagosjen e policëve në Skënderaj

Ish-nënkryetari i Skënderajt, gjenerali Nuredin Lushtaku është i dyshuari kryesor për plagosjen e dy policëve në Skenderaj, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Ai dyshohet se kreu plagosjen e policëve Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri tek konflikti në mes të policëve dhe Lushtakut me vëllezërit e tij, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Medi

“Mitropol” mëson se në vendin e ngjarjes ndodheshin 4 policë, dy prej të cilëve nuk reaguan.

“Mitropol” mëson se Policia është vënë në kërkim për të arrestuar të dyshuarit.

Sipas burimeve të portalit, tri vetura të Njësiteve Speciale të Policisë u nisën nga Mitrovica drejt Skenderajt për të kryer arrestimin.

”Mitropol” do ju mbajë të informuar për rastin.

Active 1