
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Idriz Rreci” në Skenderaj, njofton “Mitropol”.
Burime ekskluzive të “Mitropol” njoftojnë se nga gjuajtja me armë dyshohet të jenë plagosur dy policë të Kosovës.
Sipas dëshmitarëve policët mbetën të plagosur rreth orës 12:05, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e emergjencës.
“Mitropol” mëson se menjëherë pas ngjarjes, 3 vetura të Njësisë Speciale të Policisë janë nisur nga Mitrovica drejt Skenderajt.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin.







