EKSKLUZIVE: Gjykata fillon shqyrtimin e padisë së Hashim Thaçit ndaj Milaim Zekës për deklaratat për komunikatën nr. 59 të UÇK-së (DOKUMENT)

Gjykata Themelore e Prishtinës ka filluar me shqyrtimin e padisë për shpifje dhe fyerje që ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit ka ngritur ndaj gazetarit Milaim Zeka në vitin 2018, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.


“Mitropol” ka arritur të siguroj padinë e deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku Thaçi kërkon që Milaim Zeka të shpallet fajtor për shpifje dhe fyerje ndaj tij në lidhje me dy artikuj me titujt “Vëllezërit Geci paralajmërojnë ballafaqim në gjykatë me Thaçin, e zbulojnë se ai shkroi komunikatën nr.59, Milaim Zeka ua tregoi 3 dëshmitarët”
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/919548/vellezerit-geci-paralajmerojne-ballafaqim-ne-gjykate-me-thacin-e-zbulojne-se-ai-e-shkroi-komunikaten-nr-59-milaim-zeka-ua-tregoi-3-deshmitaret/ ) si dhe “Këta janë tre dëshmitarët kundër Thaçit që Milaim Zeka ua tregoi Gecëve të Llaushës”
(https://www.botasot.info/aktuale-lajme/919560/keta-jane-tre-deshmitaret-kunder-thacit-qe-milaim-zeka-ua-tregoi-geceve-te-llaushes/), të botuar online në portalin “Bota Sot”, më datë 11.07.2018, një nga të cilët Zeka e riposton në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se nuk i ka thënë kurrë në jetë askujt, as Gani Gecit e as Fadil Gecit se Hashim Thaçi e ka shkruar atë komunikatë, porse në të njejtin status Zeka ka deklaruar se Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj e Rexhep Selimi thonë se Thaçi e ka shkruar atë.

Në padinë e tij të ngritur më 3 gusht 2018, ish-presidenti Thaçi ka thënë se Zeka e ka ditur se faktet dhe deklaratat e paraqitura ishin të pavërteta, por ato i ka bërë me qëllim të dëmtimit të reputacionit të tij si dhe për dezinformim të opinionit të gjerë.
Në aktgjykimin e paraqitur nga Thaçi tek Gjykata Themelore e Prishtinës të cilin e ka siguruar ekskluzivisht “Mitropol”, të bashkangjitur edhe më lartë, thuhet kështu:
I. MIRATOHET në tërësi si e bazuar padia e paditësit dhe vërtetohet se i padituri ka bërë shpifje dhe fyerje, duke deklaruar gjëra të pavërteta ne emër të të tjerëve, për paditësin.
II. URDHËROHET i padituri Milaim Zeka të i ndalë shpifjet dhe fyerjet dhe të tërheq informacionin shpifës dhe fyes lidhur me personalitetin e paditësit, si dhe te bëjë premtimin se shpifja dhe fyerja nuk do të persëriten në të ardhmen.
III. DETYROHET i padituri, të bëjë kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja në vlerën prej 200,000.00 (dyqind mijë) Euro. Kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja dhe shpenzimet e procedurës, i padituri duhet t’i paguaj në afat brenda 15 ditësh nga marrja e Aktgiykimit në kërcënim të përmbarimit.
E më 31 mars 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, ka filluar shqyrtimin e padisë së Thaçit ndaj gazetarit Milaim Zeka.
Zeka ende nuk e ka larguar nga profili i tij shkrimin për të cilin i është ngritur padia. Të njejtin “Mitropol” ka arritur ta gjej se figuron ende në linkun e mëposhtëm:
Në aktvendimin e lëshuar nga Gjykata thuhet se i padituri (Zeka) detyrohet që në afat prej 15 ditësh nga dorëzimi i padisë me të gjitha shkresat, t’i paraqesë gjykatës përgjigje në padi në formë të shkruar.

“Mitropol” ka tentuar që në lidhje me këtë aktgjykim të marrë edhe një deklaratë nga vet Zeka, por i njejti ka qenë i paçasshëm për përgjigje.
Duhet theksuar se në kohën e shpalljes së aktgjykimit ish-presidenti Thaçi ndodhet në gjykim në Hagë./Mitropol/








