EKSKLUZIVE: Hajnat grabisin rreth 20 mijë euro në klinikën “Olive” nën kërcënimin e armëve

Nën kërcënim të armëve hajnat kanë arritur të vjedhin një shumë prej rreth 20 mijë eurosh në një klinikë private në Kosovë, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Burime të “Mitropol” njoftojnë se vjedhja është kryer në klinikën dhe laboratorin “Olive”, menaxher i së cilës është ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vjedhja ka ndodhur tri ditë më parë, më 16 gusht në kilometrin e 9-të të magjistrales Prishtinë-Shkup.
Siç bëjnë të ditur burimet e portalit, hajnat janë futur të armatosur në objekt rreth orës 01:00 pas mesnate.
Në lidhje me rastin nuk ka pasur asnjë njoftim nga vet klinika./Mitropol/








