
Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës kishte mbajtur më 23 janar të këtij viti zgjedhjet e rregullta të këshillit, njofton “Mitropol”.
Burime të “Mitropol” brenda Bashkësisë Islame të Kosovës bëjnë të ditur ekskluzivisht se hoxha Ekrem Avdiu u zgjodh kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
I njejti siç mëson “Mitropol” pritet të zyrtarizohet në krye të KBI të Mitrovicës gjatë ditës së nesërme.
Anëtarë të tjerë të këtij këshilli janë hoxhallarët Burim Veliu, Eroll Nesimi, Jeton Peci, Cena Bala, Asllan Fazliu, Fuad Ferati dhe Bashkim Jashari.
Kujtojmë se kryetar i deritashëm i KBI të Mitrovicës ishte hoxha Enis ef. Rama i cili në përfundim të mandatit mblodhi të gjithë imamët e Mitrovicës më 10 janar të këtij viti./Mitropol/







