02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë, i bastiset shtëpia

Mitrovica dje u zgjua nën krismat e armës së zjarrit nga e cila mbeti i vrarë Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc.

Market Florenti
Roadside

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fatime Hetemi”, pranë rrugës “Ali Zeneli” rreth orës 09:42.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

Pas plagëve të marra, Zeqiri u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Policia dje u angazhua në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi i dyshuar për vrasjen e Zeqirit tashmë është identifikuar dhe të njejtit i është bastisur edhe shtëpia në Vushtrri ku u gjet edhe arma që dyshohet se u përdor për vrasjen.

“Mitropol” posedon identitetin e plotë të të dyshuarit por nuk do e publikoj deri në arrestimin e tij për të mos e dëmtuar procesin.

I dyshuari është i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në perëndim.

“Mitropol” do ju mbajë të informuar në lidhje me të gjitha zhvillimet.