Pellini
02LAJMESPORT

Ekskluzive: Ilir Selmani do emërohet ndihmës-trejner i Kombëtares së Kosovës në basketboll

Trejneri i Trepçës i emëruar pas largimit të Gençoglut, Ilir Selmani pritet të emërohet si ndihmës i Rami Hadar, trejnerit të ri të Kombëtares së Kosovës në Basketboll, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të veta.

Emërimi i Selmanit vie menjëherë pas emërimit të Hadar i cili njëkohësisht është edhe trejner i Pejës me të cilën Trepça luajti në një seri prej pesë lojësh finale, me ç’rast pas fitores së serive 3 me 2, Peja u shpall kampione e Kosovës në basketboll.

Tripika

Selmani ka qenë lojtar i Trepçës e më pas trajner në shumë periudha gjersa deri në largimin e Gençoglut, Selmani ishte në shtabin teknik të klubit./Mitropol/

Pellini