EKSKLUZIVE: Jepin dorëheqje 11 serbë, staf i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Mitrovicë të Veriut
11 pjesëtarë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje dje, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta brenda institucioneve të Kosovës.
Bëhet e ditur se të gjithë pjesëtarët e dorëhequr janë të nacionalitetit serb.
Në mesin e tyre është edhe drejtori Srdan Filimonović.
Veç tyre, burime të portalit kanë njoftuar se dorëheqjen e kanë paraqitur edhe 2 pjesëtarë serb të Policisë së Kosovës.
Duhet theksuar se këto dorëheqje po ndodhin në vazhdën e largimit të policëve të rinj serb nga Policia e Kosovës të cilët sipas institucioneve kosovare po largohen si pasojë e presionit të Serbisë.
Edhe Shtetet e Bashkuara por edhe BE-ja kanë kritukuar këtë fenomen./Mitropol/