Premium Store
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Jo vetëm në Mitrovicë, një granatë dore u gjet sot edhe në Prishtinë

Fotografi ilustrative

Javë më parë në Mitrovicë ishin hedhur dy granata dore në dy lokacione të ndryshme. Kjo i kishte shqetësuar shumë qytetarët të cilët filluan të ndjehen të pasigurt, shkruan Mitropol.

Për fat të mirë, Policia e Kosovës kishte identifikuar autorët dhe të njejtit tashmë ndodhen në arrati.

Active 1

Por, burime ekskluzive të “Mitropol” njoftojnë se një granatë dore u gjet sot në Prishtinë.

Granata siç bëjnë të ditur burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës u gjet tek rrethi i Amadeusit, apo afër hekurudhës.

Pikërisht këtu po bëhen gërrmime, tek shtegu ku do të mbahet organizimi internacional i festivalit “Manifesta Biennial”, hapja zyrtare e së cilit festival do bëhet më 22 korrik dhe do zgjasë deri më 30 gusht.

Burime të “Mitropol” theksojnë se ende nuk dihet nëse granata ka të bëj me organizimin e festivalit.

”Mitropol” ke tentuar ta konfirmojë informatën edhe nga zëdhënësit e Policisë për Rajonin e Prishtinës, por edhe Flora Ahmeti e edhe Agron Borovci ishin të paçasshëm në telefon.

Koha