Aurora Group
02LAJME

EKSKLUZIVE: Këta janë dy drejtorët që i erdhën nga Prishtina e që i shkarkoi Erden Atiq

Tri ditë më parë “Mitropol” kishte raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e disa drejtorëve nga ana e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Atiq kishte ‘kapur fshesën’ në orë të mbrëmjes, duke shkarkuar dy nga drejtorët e kësaj komune.

Market Florenti

“Mitropol” mëson ekskluzivisht se drejtorët e shkarkuar janë drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Imer Fejza dhe drejtori i Drejtorisë së Kadastrit, Arbër Hamidi. Të dy drejtorët janë bashkëpartiakë të Atiqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e shkarkimit.

Fejza i cili vie nga Mitrovica para se ta merrte detyrën e drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës së Veriut kishte shërbyer si këshilltar i zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit, gjersa Hamidi është aktivist nga Prishtina në LVV.

Por, veç shkarkimit të disa drejtorëve, as raportet e Atiq me asambleistët komunal nuk janë edhe aq të mira.

Madje, Atiq ka bërë shkarkime e ngarkime me detyrë të drejtorëve edhe gjatë muajve të kaluar, por të gjitha këto kanë kaluar në heshtje dhe pa shumë zhurmë.

Kujtojmë se Erden Atiq ishte kandidat për kryetar të komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe u betua si kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore më 19 maj 2023, pas së cilës datë filloi me emërimin e drejtorëve nëpër drejtori.

Zgjedhjet në Mitrovicë te Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm serb, në fund të vitit 2022, mes mospajtimeve mbi një vendim të qeverisë për konvertim të targave të makinave të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës./Mitropol/

Premium Store