Aurora Group
02LAJME

Ekskluzive: Kjo është lista e emrave të asambleistëve të rinj nga të gjitha partitë në Vushtrri

KQZ ka pregatitur një draft të listës finale me emrat e asambleistëve më të votuar nga të gjitha partitë të cilën pritet ta publikoj nesër, njofton Mitropol.

Mitropol ka arritur ta siguroj ekskluzivisht listën e emrave të të gjithë kandidatëve që pritet të jenë përfaqësues të vushtrriasve në Kuvendin Komunal, në rast se nuk merret vendim për rinumërim votash.

Active 1

PDK me gjithsej 8,676 vota pritet t’i marrë 11 ulëse në Kuvend. 11 më të votuarit në listën e PDK-së janë si në vijim:

Lorik Maxhuni (8676 vota), Hava Mlinaku (542), Mentor Hasani (499), Ilmi Azemi (480), Galip Avdiu (436), Nurie Halili (424), Melihate Basholli-Latifi (421), Arlind Gogolli (346), Kushtrim Hyseni (306), Mensur Kasumi (300), Miradije Maloku (248).

Me fare pak vota më pak se PDK, edhe LDK ka siguruar 11 ulëse.

8,595 vota ka bartësi i listës, Xhafer Tahiri, Adnan Lahu (686), Bujar Pllana (583), Shkelzen Xhaferi (576), Agron Perçuku (567), Alban Bajrami (399), Gentiana Rama (290), Leonora Gerguri (266), Agim Bregaj (260), Edona Gashi (258), Fakete Dushi (252).

Me 6,824 vota LVV ka siguruar 9 vende në Kuvend.

Ali Januzi ka 6,824 vota, Sylejman Meholli (634), Nasuf Aliu (422), Ymer Haradinaj (347), Gresa Muli (345), Fatmire Cecelia (302), Refik Maloku (280), Mek Selaci (259), Nurten Çerkezi Gjyshinca (219).

Me gjithsej 1,186 vota Mensur Kastrati do përfaqësoj AAK-në, Mirko Masic me 845 vota përfaqëson Listën Serbe, Lëvija për Bashkim përfaqësohet nga Faton Hyseni me 660 vota dhe Nisma Socialdemokrate nga Bekim Zabërgja me 565 vota.

Lista mund të ketë vetëm ndryshime shumë të vogla./Mitropol/

Koha