EKSKLUZIVE: Ky është EMRI i personit që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë
Mitrovica dje u zgjua nën krismat e armës së zjarrit nga e cila mbeti i vrarë Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Fatime Hetemi”, pranë rrugës “Ali Zeneli” rreth orës 09:42.
Pas plagëve të marra, Zeqiri u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.
Policia dje u angazhua profesionalisht në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.
“Mitropol” raportoi ekskluzivisht nga burimet e veta se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur edhe shtëpia në Pantinë të Vushtrrisë pas një pune të pandalur të Polcisë ku u gjet edhe një armë e motocikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.
Pas bastisjes së parë, Policia ka bastisur edhe një vend të dytë, saktësisht shtëpinë e një familjari të të dyshuarit në Runik të Skënderajt.
“Mitropol” mëson se personi i dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihu.
I dyshuari është i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në perëndim.
Ende nuk dihen motivet e sakta që kanë shpier te vrasja e Zeqirit, por Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e rastit.
Florim Zeqiri u varros sot në varrezat e fshatit Vinarc i Poshtëm në ora 16:00./Mitropol/