EKSKLUZIVE: Ky është polici serb që u suspendua pasi dyshohet se konsumoi kokainë brenda Komunës së Leposaviqit

Një zyrtar policor nga Leposaviqi u suspendua sot nga Inspektoriati Policor i Kosovës, njofton “Mitropol”.
Polici në fjalë u suspendua nga puna pas një hetimi që nisën hetusesit e IPK-së, pas video-incizimeve të publikuara nga Nacionale, ku shihen zyrtarë të Komunës së Leposaviqit të cilët dyshohet se kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës. Në mesin e tyre dyshohet se është edhe ky polic i cili me detyrë ishte i vendosur në Leposaviq.
“IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.”, thuhet në një komunikatë që lëshoi pak minuta më parë IPK.
“Mitropol” mëson nga burime të veta ekskluzive se bëhet fjalë për zyrtarin policor, Pavle Radović.
Në videon e publikuar, polici Radović shihet teksa drogohet në shoqërimin e punonjësve, e madje dëgjohen edhe zëra duke sharë: “f..k the police”.

Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.
Zyrtarët e IPK-së në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
”Mitropol” posedon edhe informata tjera që implikojnë zyrtarin policor Radović, të cilat do publikohen ditëve në vijim./Mitropol/
Komunikata e plotë e IPK-së:








