EKSKLUZIVE: Mësohet identiteti dhe gjendja shëndetësore e policëve të plagosur në Skenderaj

“Mitropol” raportoi ekskluzivisht pak më parë për një gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Idriz Rreci” në Skenderaj.
Burime ekskluzive të “Mitropol” njoftojnë se nga gjuajtja me armë janë plagosur dy policë të Kosovës.
Deri te plagosja erdhi pasi rreth orës 00:30 në një pikë kontrolli të Policisë, si rezultat i shqiptimit të një tikete të trafikut, ka ardhur deri te një konflikt në mes të Policisë dhe disa personave, me ç’rast janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Siç mëson “Mitropol”, policët e plagosur janë Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci
Njëri nga policët është plagosur në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri ka pësuar plagosje në trup.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipet e emergjencës të cilët kanë transportuar të dy të plagosurit në spital.
”Mitropol” mëson se në kohën kur ndodhi plagosja në vendngjarje ndodheshin 4 policë, 2 prej të cilëve nuk vepruan fare.
Siç njoftojnë burime të “Mitropol”, menjëherë pas ngjarjes, 3 vetura të Njësisë Speciale të Policisë janë nisur nga Mitrovica drejt Skenderajt.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për detaje të tjera në lidhje me rastin.








