Medi
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Minatorët e Trepçës nuk fillojnë punën sot, nuk u respektua marrëveshja për pagat

Ndërrimi i parë i minatorëve të Trepçës sot nuk ka filluar punën, raporton Veriu info.

Kështu ka mësuar gazeta nga burimet e saja brenda minierës së Trepçës.

Premium Store

Arsyeja mësohet të jetë mosrespektimi i marrëveshjes nga ana e menaxhmentit për ekzekutimin e pagave deri më datën 10.

Punëtorët e gjigantit metalurgjik nuk kanë marrë ende pagat e muajit nëntor.

Çështja e pagave ishte njëra nga pikat e marrëveshjes mes minatorëve dhe menaxhmentit për dalje nga greva javë më parë.

Premium Store