EKSKLUZIVE: Nga ora 16:00 rinis procesi i numërimit në Mitrovicë nën prezencën e hetuesve policor

Dje nga ora 10 deri në orën 19:00, kur është ndërprerë procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, janë hapur 35 kuti votimesh.
Procesi u ndërpre pasi komisionerët e PDK-së raportuan për parregullësi në proces.
Pas kësaj, aty erdhi hetuesia e Policisë së Kosovës bashkë me prokurorin e shtetit.
Procesi nuk vazhdoi pasi komisionerët e PDK-së refuzuan ta vazhdonin punën pas parregullësive të shumta që thonë se i evidentuan, përkundër urdhrit të prokurorit Shpëtim Peci që procesi të vazhdoj.
Pas kësaj, prokurori u largua dhe u rikthye aty bashkë me kreyprokurorin e PTH të Mitrovicës, Njazi Rexha, i cili urdhëroi ndërprerjen e procesit.
Burim ekskluzive të “Mitropol” njoftojnë se procesi do vazhdoj sot nga ora 16:00 me praninë e hetuesve policorë.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas Prokurorisë, kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte./Mitropol/








