Aurora Group
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Numër i shtuar i Policisë dhe KFOR-it tek Kërrshi i Dudës, dyshohet se do largohen dy kamionët e djegur

Një numër i shtuar forcash policore janë duke qëndruar tek vendi i njohur si Kërrshi i Dudës, tek vendi ku ndodhet ura e barrikaduar me dy kamionë tashmë të djegur, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Veç forcave nga Policia e Kosovës aty ndodhen edhe ekipe nga KFOR-i italian.

Aurora Group

Dyshohet se të njejtit ndodhen në këtë lokacion për të bërë largimin e dy kamionëve të djegur që kanë mbetur mbi urën e Zveçanit, e cila lidh jugun me veriun.

Kujtojmë se largimi i barrikadave filloi nga ajo në Rudarë më 29 dhjetor 2022, pas lirimit të Dejan Pantiq në burg shtëpiak./Mitropol/

Premium Store