02LAJME

EKSKLUZIVE: Nurten Deva zgjidhet rektore e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

U.D ushtruesja e deritashme e rektorit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë prej sot do jetë rektore e këtij universiteti, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Burime ekskluzive të gazetës bëjnë me dije se Deva mori këtë titull pas garës me kandidatët e tjerë, me ç’rast me 4 vota pro e asnjë kundër Deva mori detyrën e rektores në këtë universitet.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se në votim morën pjesë tre anëtarë të MASHTI-t, Albana Rexha, Avni Islami dhe Ylber Januzaj si dhe anëtari i Senatit të UIBM, Valdet Gjinovci./Mitropol/