Active 2
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Persona të dyshuar tentojnë të shkatërrojnë arkivin e AKP ku ndodheshin dosjet e privatizimeve në Kosovë

Persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë zënë duke dërguar në riciklim dosjet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, veprim që dyshohet se u bë me qëllim të shkatërrimit të tyre, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burime të sigurta.

Të dyshuarit dyshohet se kanë marrë dosjet në rrugën “Dritan Hoxha”, tek depoja e arkivës së AKP-së, për t’i bartur më pas në një punëtori riciklimi, për motive ende të panjohura.

Pellini

Veprimi dyshohet se u krye me qëllim të shkatërrimit të të gjitha dosjeve të privatizimeve, meqë të dyshuarit kishin bartur një numër të madh të dosjeve të privatizimeve nga depoja e arkivës ku ndodheshin dosjet e privatizimeve që nga viti 2000, shkruan “Mitropol”.

Burime të “Mitropol” kanë njoftuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arritur t’i rikthej në arkiv dy kamionë me dosje, një nga ta mbrëmë e tjetrin sot.

Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende asnjë reagim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ende nuk dihet identiteti i të dyshushuarëve, gjersa “Mitropol” do ju mbajë të informuar për rastin.

Dukato 1