KFC
02LAJME

EKSKLUZIVE: Pezullohet greva e minatorëve

Sot në mëngjes “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se minatorët e Trepcës u futën në grevë.

Disa arsye pse minatorët kanë vendosur këtë formë të të protestuarit ka qenë marrëveshja për shujtat.

Medi

Meqë marrëveshja e shujtave ishte ndërprerë nga 31 dhjetori, minatorët paguanin vetë ushqimin prej fillimit të këtij viti.

Ani pse nga menaxhmenti i Trepçës kishin deklaruar se nga shkurti do të fillojë të implementohet marrëveshja që të hollat t’u vendosen në xhirollogari.

Lidhur me kërkesat e minatorëve, ata kërkojnë edhe rritje të pagave, pos çështjes së shujtave ushqimore.

E në lidhje me këto kërkesa dhe plotësimin e tyre “Mitropol” mëson ekskluzivisht se menaxhmenti kërkoi 3 muaj kohë, andaj pak më parë minatorët e pezulluan grevën për një kohë të pacaktuar./Mitropol/

Premium Store